Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një puç kushtetues futjen e ushtrisë në Rinas.
Berisha ka lëshuar edhe një sërë akuzash të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Duke iu referuar Kushtetutës, ish-kryeministri thekson se vendimi është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, në gjendje të jashtëzakonshme dhe natyrisht është pranuar e shpallur kapitullimi i policisë.
Postimi i Berishës
Nje akt puçist antikushtetues!
Thellohet grushti i shtetit!
Pranohet falimentimi i narkoshtetit!
Te dashur miq, krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Puçisti kreu dje nje akt tjeter pucist antikushtetues. Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te Kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi Ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.
Nderkohe qe forcat e armatosura sipas kushtetutes mund te merrnin kete detyre vetem ne kushte te shpalljes nga paralamenti te pjeseshme apo ne gjithe territorin te gjendjes te jashtezakonshme.
Keshtu Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne piken 1 te nenit 173 stipulon: Ne rast rreziku per rendin kushtetues dhe per sigurine publike, Kuvendi, me kerkese te Keshillit te Ministrave, mund te vendose ne nje pjese ose ne te gjithe territorin e shtetit gjendjen e jashtezakonshme, e cila zgjat per aq kohe sa vazhdon rreziku, por jo me shume se 60 dite.
Kurse ne piken 2 te nenit 173te Kushtetuta stipulon: Me vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme nderhyrja e forcave te armatosura behet me vendim te Kuvendit dhe vetem kur forcat e policise nuk jane ne gjendje te rivendosin rendin.Ky percaktim i kushtetutes esht sanksionuar gjithashtu ne piken 2,neni 22 i ligjit 64/2014 ”
Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit te Forcave te Armatosura te RSH,ne te cilen sanksionohet: Me vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim te Kuvendit,pas kerkeses se Keshillit te Ministrave, mund te nderhyjne per rivendosjen e rendit, vetem kur forcat e policise nuk jane ne gjendje ta kryejne kete detyre.
Pra me dislokimin e njrsive ushtarake per venien e aeroportit civil nen kontrollin e forcave te armatosura pa shpallur ne perputhje me kushtetuten gjendjen e jashtezakonshme, eshte kryer nje veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por ne kundreshtim flagrant me kushtetuten, ne gjendje te jashtezakonshme dhe natyrisht eshte pranuar dhe shpallur kapitullimi i policise.
Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimin puçist te krye krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkes dhe Shefit te Shtabit te Ushtrise, iu bej thirrje qytetareve te vazhdojme betejen tone fitimtare gjer sa te shporrim sa me pare puçistet, kalbesirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues te krimit