Në një kodër në Shqipërinë e Veriut është një portë që përfaqëson të kaluarën komuniste të vendit: një derë çeliku masive hapet për të zbuluar një bazë ajrore e fshehur në zemër të malit. Bëhet fjalë për 600 metra tunele që dikur ishin në shërbim të bazës ushtarake ajrore në Gjadër. Tani është një depo ku janë vendosur dhjetëra avionë MiG, të periudhës komuniste, të cilët pluhuri i ka mbuluar.


Tre dekada pas shpërbërjes së komunizmit, autoritetet shqiptare ende po përpiqen të shesin avionët sovjetikë dhe kinezë. Ata janë me dhjetëra dhe ndodhen në një bazë tjetër ajrore aty pranë.


“Përafrimi i pajisjeve tona dhe armëve tona me standardet e NATO-s është pjesë e kapitullit të ri të Shqipërisë me Aleancën, e cila u bashkua në 2009, thotë Gjenerali Bardhyl Kollçaku.


Sa për MiGs, “përveç nostalgjisë, (për të cilën) ne do t’i mbajmë disa prej tyre në muzeun tonë … pjesa tjetër do të trajtohet sipas legjislacionit të brendshëm për shitje ose përdorim tjetër,” tha ai për AFP.


Avionët e epokës komuniste, të cilët përfshijnë ndër të tjera modelet MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21, kanë dalë jashtë komisionit për më shumë se një dekadë. Por muzetë, koleksionistët dhe admiruesit e tjerë të aviacionit, kanë shprehur tashmë interes në për tiu gjetur këtyre relikeve një shtëpi të re.


Kur Shqipëria diskutoi për herë të parë shitjen e MiGs në vitin 2016, kërkesa erdhi nga Muzeu Ajror dhe Hapësirës në Francë, si dhe një shkollë fluturimi në Gjermani. Megjithatë, asnjë shitje nuk është përfunduar deri më tani, me dokumentet ligjore. Në listën e pritjes ka edhe individë, përfshi biznesmenin francez Julien Roche, i cili planifikon të instalojë avionin në kopshtin e tij.


“Nuk është kaq e lehtë që të gjesh këta lloj avioni tani, sepse të gjithë janë shkatërruar kryesisht dhe nuk janë ruajtur si në Shqipëri,” i tha ai AFP, nga një shtëpi e mbushur me artikuj të çuditshëm.


Ai ia ka vënë emrin e tij, një nga modeleve më të vjetra, një MiG-15 kinez, që ka çmim prej rreth 10,000 eurosh, i cili u përdor nga koreanët e veriut përpara se të ishte i dhuruar Shqipërisë.