BRITANI - Viagra me vlerë 7.000 euro janë grabitur në shtatë vitet e fundit nga rezervat e ushtrisë Britanike.

Siç deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, që nga viti 2007 shumë arka me pilula të Viagras janë marrë nga depot e ushtrisë.

Ministria e Mbrojtjes sqaroi se këto pilula blu mund të përdoren edhe për raste të tjera mjekësore, përveç asaj të njohurës. Për shembull, mund që të përdoret për trajtimin e presionit të ulët të gjakut ose për parandalimin e disa sëmundjeve të tjera.

Përveç këtyre pilulave, ushtrisë iu vodhën edhe municione, një kamion, mjete për nëndetëse bërthamore, një bust, zbukurime të ndryshme prej argjendi dhe një lavatriçe profesionale.

Javën e kaluar një rreshter i ushtrisë Britanike u dënua me 20 muaj burg, pasi u përpoq të shiste në E-Bay pajisje që bëjnë të mundur shikimin natën.

(an.ca/BalkanWeb)