Hapësira e plazheve publike edhe këtë verë mbetet mjaft shqetësuese. Zyra për mbrojtjen e konsumatorit vë alarmin në disa pika. Vetë drejtori i kësaj zyre Altin Goxhaj pohon se uzurpimi i këtyre hapësirave nuk ka gjetur asnjëhere zgjidhje të drejtë ndaj qytetareve dhe se rruga e vetme pas shumë përpjekjesh të dështura mbetet kallëzimi penal për policinë bashkiake e veçanërisht në qytetin e Durrësit, gjë që nis prej datës 25 e do të vijojë më tej.  Aktualisht, në këtë qytet ka vetëm 4 plazhe publike aspak të mjaftueshëm për qytetarët. Nga 120 plazhe të planifikuara për këtë sezon, vetëm 4 prej tyre mund të shfrytëzohen nga pushuesit për të vendosur çadrën pa pasur nevojë të paguajnë për këtë shërbim.


Një tjetër problematikë  sipas Goxhajt mbetet mungesa e rojeve bregdetare dhe kullave të vrojtimit. Vitin e kaluar kanë ekzistuar 10 të tilla, që tashmë nuk dihet ku kanë përfunduar. Qytetarët e Durrësit prej 5 vitesh nuk kanë  sigurinë e nevojshme duke mbetur gjithmonë nën frikën e rrezikut për jetën. Ndërkohë nga ZMK është kërkuar edhe  mundësia e shfrytëzimit 50 me 50 plazh publik e privat, por kjo kërkesë as që është marrë parasysh.  Dhe panorama e ofruar mbetet e njëjtë me dëshirën e madhe për të kaluar disa orë clodhëse dhe argëtuese.


 


 


Isida Muço