V E N D I M
PËR
VENDOSJEN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME REPUBLIKËN E ISHUJVE TË FIXHIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, « Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë », me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Ishujve të Fixhit.
2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare ».
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA