Akti terrorist i hedhjes ne ere te supermarketit te firmes VEFA ne qender te Tiranes ne 26 shkurt te vitit 1996, la nje shije te hidhur per autoritetet shteterore te asaj kohe. Bilanci ishte tragjik, me 4 te vdekur dhe 11 te plagosur rende, kurse per krimin ishte perdorur me se 25 kg tritol qe ishte blere ne qytetin e Lushnjes sipas hetimeve te prokurorise. Edhe pse u ndaluan fillimisht me se 10 persona dhe u publikua identikiti i njeriut qe vendosi makinen me ngjyre blu qe i shembellente mjeteve te policise, vetem ne tetor te po atij viti u deklarua se autoret ishin anetaret e grupit "Hakmarrja per Drejtesi". Ky eshte edhe episodi i 18-te i dosjes se organit te akuzes per te cilin ky grup eshte proceduar qe prej 12 vitesh, por asnjehere nuk eshte bere e mundur te provohet dhe denohet. Pala mbrojtese ka rrezuar akuzat me mungese faktesh dhe deshmish qe provonin autoresine e te dyshuarve. Me poshte pretenca per kete episod nga prokuroria.


...Ne fillim te muajit shkurt te vitit 1996, te pandehuri Orik Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Caka si dhe Enkeled Agaj, kane vendosur qe te realizojne nje shperthim te fuqishem tek supermarketi i shoqerise VEFA, i ndodhur ne qender te qytetit te Tiranes. Ky shperthim do te realizohej me qellim qe nepermjet tij te shkaktoheshin deme te renda njerezore dhe materiale, pasoja te cilat do te turbullonin rende rendin publik dhe do te ngjallnin frike dhe pasiguri ne mase. Per kete qellim, fillimisht i pandehuri Orik Shyti i ka dhene detyre te pandehurit Altin, qe te shkonte tek supermarketi, per te vendosur nje kuti, nga ato qe shiteshin aty brenda. Mbas kesaj, Altin Arapi ka shkuar tek supermarketi dhe me vete kishte nje cante, por punonjesit e supermarketit i kane thene qe nuk lejohej te futej me cante, por duhej ta varte tek porta kryesore. Nepermjet ketij veprimi te pandehurit donin te verifikonin nese kishin apo jo mundesi qe te fusnin ne supermarket, sasine e eksplozivit qe do te shperthehej. Duke pare se Altini nuk kishte mundesi te fuste dicka nga jashte brenda supermarketit, i pandehuri Orik Shyti ka dhene mendimin se sasia e lendes eksplozive duhej te vendosej ne nje makine, e cila duhej te parkohej ne afersi te supermarketit. Si lende eksplozive te pandehurit do te perdornin nje sasi tritoli, te cilen e kishte blere Roland Shyti ne qytetin e Lushnjes. Per te marre sasine e tritolit kane shkuar ne Lushnje Altin Arapi dhe Enkeled Agaj. Sasia e tritolit ishte e gatshme dhe e paketuar ne forme katrore, me permasa 30x30 cm dhe me nje peshe prej rreth 25 kg. Mbasi jane kthyer ne qytetin e Tiranes, sasine e tritolit e kane cuar ne banesen e shtetasit Mit'hat Keta, hollesi per te cilen u dhane ne episodin e meparshem, ku u trajtua rrembimi i femijes Erion Nushi. Ndersa si automjet ne te cilin do vendosnin sasine e eksplozivit, do te perdorej vetura e markes "Fiat", modeli Tipo, e pershkruar edhe kjo hollesisht ne episodin e meparshem. Kjo veture ishte me ngjyre blu te erret dhe ngjante shume me makinat e policise dhe ne keto kushte nuk do ta levizte njeri nga vendi. Per te realizuar shperthimin u caktua qe ta bente Gentian Caka, i cili duke qene nga qyteti i Elbasanit, kishte pak mundesi qe mund te njihej nga ndonje person i rastesishem dhe keshtu qe edhe identifikimi i autorit do te behej i pamundur.


Ne daten 26.02.1996, qe ne mengjes, te pandehurit Altin Arapi, Gentian Caka dhe Enkeled Agaj, kane shkuar qe te tre tek banesa e Mit'hat Ketas, ku ndodhej vetura e markes "Fiat", modeli Tipo, ne te cilen ishte vendosur sasia e lendes eksplozive. Sasia e lendes eksplozive qe ishte e llojit tritol ishte vendosur ne pjesen e bagazhit, poshte ndenjeses se prapme nga krahu i shoferit. Deri te banesa, ata kane shkuar me nje veture te markes "Ford", modeli Scorpio, e cila i perkiste te pandehurit Nikolin Novruzaj. Mbasi e kane ndezur autoveturen ne te cilen ndodhej lenda eksplozive, e kane nxjerre nga banesa dhe ne te ka hipur Gentian Caka, ndersa Altini dhe Enkeledi kane vazhduar me veturen e markes "Ford", modeli Scorpio, te cilen e drejtonte ky i fundit. Gentian Caka eshte nisur direkt per tek supermarketi dhe ka vendosur autoveturen ne vendin qe me pare ia kishte percaktuar Orik Shyti. Ndersa Altini dhe Enkeled Agaj, kane ecur me makine dhe jane ndalur ne afersi te nderteses se Prokurorise se Pergjithshme. Gentian Caka, mbasi ka vendosur veturen ne vendin e percaktuar qe me pare, ka ardhur ne kembe tek vendi ku qendronin dy personat e tjere (i cili eshte afer vendit ku ndodhej supermarketi). Mbasi futet ne makine, ai i kerkon Altin Arapit qe ta shikonte edhe ai njehere nese e kishte vendosur apo jo ne vendin e duhur veturen me lenden eksplozive. Keshtu qe te tre jane nisur me veturen e markes "Ford", modeli Scorpio dhe mbasi jane afruar tek supermarketi, kane vene re se, vetura ne te cilen ndodhej lenda eksplozive, nuk ndodhej ne vendin ku e kishte vendosur Gentiani. Makina ndodhej saktesisht ne mesin e trotuarit, ne qoshen prane kryqezimit, pra relativisht larg nga supermarketi. I pandehuri Altin i ka thene te pandehurit Gentian qe te shkonte dhe ta levizte perseri veturen dhe n.q.s nuk e lejonin qe ta vinte atje ku e kishte vendosur ne fillim, ta vendoste afer disa makinave te tjera ne krahun e "Rruges se Dibres", ngjitur me supermarketin. Nderkohe qe ishin kryer keto veprime, pra pikerisht mbas lenies fillimisht te vetures dhe largimit te te pandehurit Gentian Caka, prezenca e vetures ishte vene re nga ana e rojeve te supermarketit. Keta te fundit, meqenese drejtuesi i vetures nuk ndodhej, e kane shtyre ate duke e larguar nga vendi ku e la i pandehuri Gentian Caka dhe vendosur ne vendin qe u pershkrua pak me siper.


Pas kesaj, rreth ores 08:45-09:00, i pandehuri Gentian Caka ka zbritur dhe ka shkuar te vetura, duke hipur ne te dhe e ka vendosur ne vendin ku i tha i pandehuri Altin. Ndersa i pandehuri Altin dhe Enkeled Agaj, kane vazhduar rrugen duke qendruar ne afersi te kinema "17 Nentorit", me qellim qe te prisnin te pandehurin Gentian, i cili do vinte aty menjehere mbasi te ndizte fitilin qe do te shperthente lenden eksplozive.


Ne momentin qe i pandehuri Gentian Caka, ka parkuar makinen, ai ka ndezur fitilin dhe menjehere ka dale jashte, duke u larguar. Ne ate cast ai eshte thirrur nga roja e supermarketit, deshmitari Faslli Dunga, i cili i ka thene qe te levizte makinen se nuk lejohej. I pandehuri Gentian i eshte pergjigjur se sa do te blinte nje pakete dhe ka kaluar ne anen tjeter te rruges, duke u larguar me hap te shpejte. Nderkohe flaka e fitilit kishte arritur tek lenda eksplozive, e cila ka shperthyer fuqishem, duke shkaktuar vdekjen e kater personave, plagosjen e rende te nje personi, plagosjen e lehte te dhjete personave, si dhe deme shume te medha materiale. Mbas kesaj, i pandehuri Gentian Caka ka shkuar me vrap te vetura, ku ndodheshin i pandehuri Altin Arapi dhe Enkeled Agaj dhe vetura ka vazhduar levizjen ne rrugen qe eshte paralele me bulevardin "Zogu i Pare" dhe "Rrugen e Barrikadave" dhe qe ndodhet midis tyre, duke u kthyer per t'u futur ne bulevardin "Zogu i Pare", ne afersi te ish-hotel "Arberise" (sot Ministria e Drejtesise). Ata kane vazhduar levizjen deri te "Rruga e Elbasanit", ku kane zbritur te pandehurin Gentian Caka, i cili eshte nisur menjehere per ne drejtim te qytetit te Elbasanit. Ndersa i pandehuri Altin Arapi dhe Enkeled Agaj, jane kthyer perseri ne afersi te vendit te ngjarjes per te vrojtuar se cfare pasojash ishin shkaktuar nga shperthimi. Mandej ata kane shkuar ne banesen e te pandehurit Orik Shyti dhe i kane thene eksplozivi ishte vene dhe kishte plasur. Qe te tre kane shkuar ne Kamez, te banesa e te pandehurit Gezim Gjoni, me qellim qe t'u jepnin uje dhe ushqim, zagareve qe mbanin atje te pandehurit Orik dhe Leart Shyti.


Fakti kriminal i shperthimit te nje sasie lende eksplozive, te vendosur ne nje veture prane supermarketit te shoqerise VEFA, ne qytetin e Tiranes, si dhe pasojave te shkaktuar prej tij, provohen nga provat e meposhtme:


Procesverbali i keqyrja e vendit te ngjarjes, dt.26.02.1996, se bashku me skicen dhe tabelen fotografike provoi se, ne largesi 15 metra nga cepi majte i supermarketit brenda siperfaqes se tij ne nje largesi rreth 1.1 m nga vitrina, gjendej nje kufome e seksit femer.


Perballe faqes veriore afer cepit te djathte, kur shikimi eshte perballe nga jashte ne siperfaqen e trotuarit ndodhej nje demtim ne forme grope e rrumbullaket, me diameter rreth 80 cm dhe thellesi ne qender te tij 20 cm. Kjo grope ndodhej ne nje distance 1.5m larg cepit te djathte te pershkruar me siper dhe 90 cm nga faqja veriore e supermarketit me e afert me te. Gjetjen e nje pjese automjeti te perbere nga pjesa e ures se pare, pjese shasie te demtuar, motori i demtuar, kutia e shpejtesise, skeleti i nje ndenjese etj. Ne pjesen midis shasise dhe skeletit te ndenjeses u gjeten dy llamarina me permasat e targave te automjetit, pa shenja stampimi numrash e germash, ne te cilat ndihej dukshem efekti i djegies. Ne pjesen e perparme dallohej parakolpi, mbajteset e fenereve, radiatori i demtuar. Ne motor ne kapakun e bilanciereve ndodhej e stampuar fjala "Fiat", motori diezel, pasi dallohej qarte pompa e naftes. Ne uren e pare ne suportin e amortizatorit dhe te sustes se rrotes se krahut te pare te djathte, krahu i pasagjerit, ishin stampuar dy numra "ZFA160000" dhe "02235256". Ne bllokun e motorit dallohej fjala "Fiat" dhe poshte tij numri "7596684". Aktet e ekspertimit mjekoligjor nr.21, 22, 23, dhe 24, date 26.02.1996, mbi ekzaminimin e kufomave te shtetasve Vera Dume, Muhamet Karamani, Hasim Karamani dhe Vait Osmani, provuan se; Ne trupin e viktimes Vera Dume, u konstatua karbonizim i shkalles se thelle te 100 %, te siperfaqes se trupit, i cili ishte shkaktuar nga veprimi djeges nga flaka. Shkaku i vdekjes se saj ka qene karbonizimi 100 % i siperfaqes se trupit per se gjalli. Ne trupin e viktimave Muhamet Karamani, Hasim Karamani dhe Vaid Osmani, u konstatuan plage shqyese, fraktura, demtime te cilat jane shkaktuar nga veprimi shperthyes dhe nga veprimi i fragmenteve metalike fluturuese, nga eksplozioni i nje lende plasese. Shkaku i vdekjes se tyre, ka qene shoku i rende traumatiko-hemoragjik.


Akti i ekspertimit mjekoligjor nr. 130, date 28.2.1996, mbi ekzaminimin e shtetasit Izet Demollari, provoi faktin se te ky shtetas u evidentuan djegie ne zonen e fytyres, te gjymtyreve te siperm, te kembes se djathte, ne nje siperfaqe prej rreth 10-15 % te trupit te shkalles II-te deri ne te III-te. Keto demtime ishin shkaktuar nga djegia si rezultat i veprimit te flakes te shkaktuar nga shperthimi i mases se autobombes dhe ato hyjne ne kategorine e "plagosjes se rende", per shkak se kane qene te rrezikshme per jeten ne castin e shkaktimin e tyre. Aktet e ekspertimit mjekoligjor nr.129, date 28.2.1996, mbi ekzaminimin e shtetasit Abdurrahman Hoxha, nr.131 date 29.2.1996, mbi ekzaminimin e shtetasit Kristaq Pano, nr.132 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetasit Sillo Milica, nr.133 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetases Sheqere Muco, nr.134 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetases Pranvera Tego, nr.135 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetasit Avni Nanaj , nr.138 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetasit Nikolla Gjoka, nr.140 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetases Jeta Qosja, nr.143 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetases Alma Xhunga dhe nr.144 date 29.2.1996 mbi ekzaminimin e shtetases Irfane Gjocaj, provojne se nga shperthimi i lendes eksplozive te keta persona ishin shkaktuar demtime te ndryshme, te cilat hynin ne kategorine e "plagosjes se lehte".


Momenti dhe rrethanat ne te cilat ndodhi shperthimit u provuan edhe nga deshmia e shtetasit Faslli Dunga, e cila u kundershtua plotesisht me deklarimet e dhena prej tij gjate hetimeve paraprake. Akti i ekspertimit xhenier, nr.170, date 26.2.1996, provoi faktin se shperthimi ishte shkaktuar nga nje sasi lende plasese e llojit tritol, me nje sasi te perafert prej 35-40 kg. Ky akt nuk percakton ne menyre kategorike mekanizmin e ndezjes se lendes plasese, por vlereson se nje nga mundesite eshte edhe ajo e venies ne veprim me zjarr, mundesi e cila eshte vleresuar si demaskuese per personin qe e realizon.


Fakti kriminal pohohet sikurse u pershkrua me siper, nga deklarimet e shtetasit Enkeledi Agaj kur eshte pyetur per kete fakt, si dhe per faktin kriminal te rrembimit te femijes Erion Nushi. Ky shtetas ka shpjeguar ne menyre te hollesishme menyren se si eshte vepruar per realizimin e shperthimit, personat qe e kane organizuar dhe marre pjese ne te, veprimet e secilit prej te pandehurve, mjetin ne te cilin ishte vendosur sasia e eksplozivit, sasine e tij, etj. Nga theniet e tij rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal, i te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Caka, si dhe vete shtetasit Enkeledi Agaj.


Prokurori: Te pandehurit deshmuan vete


Sipas prokurorise, i pandehuri Nikolin Novruaj, ka deklaruar pas arrestimit ne vitin 1996, se mbas kesaj ngjarje nuk e kishte vene me re prezencen e vetures se markes "Fiat", modeli "Tipo", si dhe i pandehuri Orik Shyti ne nje bisede midis tyre i kishte pranuar autoresine e ketij shperthimi. "Per sa i takon faktit qe mbas kesaj ngjarje nuk e kishte vene me re prezencen e vetures se markes "Fiat", modeli "Tipo", shpjegime ka dhene edhe i pandehuri Leart Shyti. Shpjegimet e personave te mesiperm, jane te sakta dhe shume te rendesishme per rindertimin e faktit kriminal. Por ato kane cilesine e deklarimeve te personave te bashkepandehur ne te njejten veper penale, ndaj akuza i cmon ato si te verteta dhe te besueshme, pasi ato mbeshteten nga elemente te tjere te natyres objektive, te cilet konfirmojne vertetesine e tyre", thuhet ne dosje. Nderkohe qe gjate procesit pala mbrojtese ka kontestuar ashper pretendimet e organit te akuzes, se deklarimet ishin manipuluar dhe klientet u torturuan ne menyre qe te pranonin akuzat.


Ekspertiza e xheniereve dhe deshmite e rojeve


Bazuar ne deshmite e mbledhura, gjithnje sipas hetimit te prokurorise, per te realizuar shperthimin eshte perdorur nje sasi tritoli prej rreth 25 kg, ne forme katrore me permasa 30x30 cm, e cila ishte ndezur nepermjet fitilit. Shpjegime jane dhene edhe nga akti i ekspertimit xhenier, nr.170, date 26.2.1996, i cili provoi faktin se shperthimi ishte shkaktuar nga nje sasi lende plasese e llojit tritol, me nje sasi te perafert prej 35-40 kg, duke vleresuar se nje nga mundesite ishte edhe ajo e venies ne veprim me zjarr. Sipas prokurorise akuza e ngritur mbeshtetej edhe ne faktin se ne banesen e Zeliha Sines ishte gjetur nje sasi eksplozivi. Nderkohe qe per njeriun qe ka vendosur makinen prane supermarketit ka sherbyer deshmia e Faslli Dunges, i cili ka thene se ne momentin qe ishin duke pire kafe ne nje lokal aty prane, kishte konstatuar se nje person i moshes 24-27 vjec, kishte parkuar prane supermarketit nje veture me ngjyre blu si ato te policise dhe mbasi kishte zbritur kishte marre rrugen per nga "Selvia". Ai se bashku me disa persona te tjere punonjes te supermarketit, e kishin levizur veturen nga vendi ku e parkoi ky person, duke e cuar ne cep te trotuarit.


Makina u lye ne Vlore me ngjyre blu


Vetura e markes "Fiat", modeli "Tipo", me nafte, ka qene fillimisht me ngjyre te bardhe dhe me pas eshte lyer ne Vlore me ngjyre si te policise. Ne lidhje me ekzistencen e kesaj veture sipas prokurorise kane dhene shpjegime edhe vete te pandehurit. Nga akti i ekspertimit tekniko-kimik, nr.179 date 28.02.1996, eshte provuar fakti se automjeti objekt ekspertimi, qe ka sherbyer si autobombe ishte veture e tipit "Fiat Tipo", prodhim italian dhe se shtresa poshte bojes me ngjyre blu te erret ishte me ngjyre te bardhe. "Nga deshmia e shtetasit Zenel Alimuca, e cila me kerkese te mbrojtjes u kundershtua plotesisht gjate ketij gjykimi, si dhe nga deklarimet e tij te dhena gjate hetimeve paraprake, u provua fakti se i pandehuri Nikolin Novruzaj, i kishte cuar per te lyer nje veture Fiat Tipo, me nafte, me ngjyre te bardhe dhe ai e kishte lyer me ngjyre Mercedesi me nr.904", thuhet ne dosje. Por edhe nga shkresa e misionit INTERFORCE ne Tirane, me protokoll UCI/ALB/1434/2004/GB, date 8 Korrik 2004, konfirmohet fakti se vetura ne te cilen ishte vendosur autobomba eshte e markes Fiat.