V E N D I M


PëR


SHPALLJEN E ZONëS ARKEOLOGJIKE “A” Të QYTETIT Të ELBASANIT DHE MIRATIMIN E RREGULLORES Së ADMINISTRIMIT


Në mbështetje të neni 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31, pika 1, e 53, pikat 1 e 2, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:




Shpalljen e Zonës Arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi.



Miratimin e rregullores së administrimit të Zonës Arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.



Në pikën 1, të vendimit nr.6, datë 7.1.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”, zonifikimi për qytetin e Elbasanit shfuqizohet.



Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


09/06/2010