unnamedNë  Tiranë u mbajt sot paradite ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar me rastin e festës së 28 Nentorit. Plot 15 mijë tullumbace kuq e zi u lëshuan në qiell.


Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj duke i quajtur 104 vitet e pavarësisë histori suksesi nënvizoi se  sot duhet punuar për të modernizuar Tiranën. Të lëmë fjalët të hapim më shumë kantiere pune përcolli mesazhin Erjon Veliaj. Aktualisht sheshi Skënderbej i është nënshtruar rikonstruksionit, por Veliaj premtoi se vitin tjetër festa do të bëhet në sheshin që do të jetë më i bukuri në rajon.unnamed-2


Vitin tjetër sheshi Skenderbej nuk do të jetë më kantier por një shesh i jashtëzakonshëm. Do të sigurojmë që 28 Nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh që do të jetë më i bukuri në rajon, tha kryebashkiaku Veliaj.unnamed-1