22 qershor 1986, Meksikë.


Maradona i eleminon anglezët në gjysmëfinale të Botërorit të atij viti, pas shënimit të golit me dorë dhe golit të dytë që është cilësuar edhe si goli më i bukur të historisë.


Diego shënoi duke përdorur dorën e tij në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, kundër Anglisë. Kur u pyet për këtë gjë, ai tha: Qëllimi ishte të shënoja. Pak nga dora e Perëndisë, pak nga krahu i Maradonës, kjo gjë u arrit.



Ky rast ka hyrë në histori me përcaktimin Dora e Zotit, edhe për faktin se Maradona, pothuajse i vetëm, fitoi Kupën e Botës për Argjentinën, më 1986.


Po ndaj Anglisë ai shënoi edhe golin më të bukur të historisë.