Ivan Fandino, një toreador i famshëm spanjoll, u vra në një arenë të Francës nga një dem ditën e shtunë.


36-vjeçari nga Bilbao u pengua gjatë luftimit tradicional me demin dhe mori një goditje të fortë me bri në gjoks, duke i shpuar një mushkëri.


Fandino ndërroi jetë pasi pësoi dy herë atak kardiak në ambulancën që po e dërgonte në spital.



Në Spanjë ky ishte lajmi kryesor në çdo media ditën e dielë, ndërkohë që edhe familja mbretërore e konsideroi tragjedi vdekjen e toreadorit.


Ndryshe e panë këtë çështje aktivistët e të drejtave të kafshëve.


Në një komunikatë, ata e quajtën vdekjen e Fandinos tragjedi, por shtuan: Tragjedi është çdo luftim për 1000 demat që vriten brutalisht në Francë çdo vit. Këta dema nuk kanë asnjë shans mbijetese dhe i nënshtrohen një vdekjeje të dhimbshme.