Tre persona, mes tyre një vajzë 23-vjeçare kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi u kapën duke transportuar drogë. Policia bën me dije se njëri prej tyre ka tentuar të arratiset dhe për të shmangur kapjen është hedhur në liqen.


kanabis


Ne njoftimin per media behet e ditur se jane sekuestruar 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis, ndersa te arrestuarit jane Angjel Prifti, 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”); Ernado Çota, 22 vjeç, banues në Librazhd dhe Esmeralda Hidri, 23 vjeçe, banuese në Durrës.


Po ashtu policia njofton se në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua.


Njoftimi i policise: 


Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lini”.


Operacioni nga Strukturat e Hetimit të Krimit, Policia Kufitare, Komisariati Pogradec, Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçme Operacionale të DVP Korçë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve.


Transportonin drogë me mjet, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve për të shmangur kapjen nga Policia tentoi të largohej duke u hedhur në liqen.


Sekuestrohet 14 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.


Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar “Lini”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:


A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).


E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd.


E. H., 23 vjeçe, banuese në Durrës.


Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa persona po lëviznin në aksin rrugor Lin-Pogradec, me një mjet tip “Ford”, ku dyshohej se mund të transportonin lëndë narkotike menjëherë u organizua puna dhe në hyrje të Pogradecit u bë konstatimi i këtij mjeti me drejtuese 23-vjeçaren dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë.


Në momentin që Policia iu ka dhënë shenjë të ndalonin, shtetasi A. P., ka tentuar të largohej nga mjeti duke u hedhur në liqen por u kap nga shërbimet dhe u ndalua.


Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, iu gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis si edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.