Një mjet tip Lamborgini është ndaluar në bypassin Fier-Vlorë dhe është konstatuar se shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.


pjimage (53)


Teksa bën me dije se shoferit në fjalë dhe disa të tjerëve i janë marrë patentat për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit, policia apelon për më shumë kujdes.


Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë:


Në BYPASS-in Fier – Vlorë


Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.


E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. Në kulmin e trafikut.


Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.


Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.


Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.


#zbatorregullatudhëtoisigurt


#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos


#MosPërdorgjatë drejtimit të