Nisja e operacionit kundër informalitetit ka bërë që mijëra biznese të drejtohen në QKR, për të regjistruar bizneset e tyre.
Për pasojë, gjatë gjithë këtyre ditëve ka pasur radhë të shumta.
Kjo video është regjistruar në QKR-në e Tiranës.
Aty shihen dhjetra njerëz në radhë, të cilët, të acaruar nga pritja e gjatë, janë gati të pëleshen me njëri-tjetrin.
Për të zbutur situatën, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve tha sot, se bizneset mund të regjistrohen edhe tek noterët.