Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar disa video në facebook ku shihet se rrugët e qytetit të Pogradecit janë të mbuluara nga uji.


pjimage (59)


Balliu thotë se prej 8 vitesh, ky qytet është lënë në harresë nga qeveria, ndërsa thekson se janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.


Në përfundim të reagimit të tij, ish-deputeti i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.


Reagimi i plotë:


Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.


Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.


Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.


Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.