Teksa numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të jetë i lartë në vendin tonë, kjo ka rënduar situatën në Spitalin Infektiv.



Ministria e Shëndetësisë tha se vihen re edhe pacientë të moshave të reja,.


Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë, tha doktoresha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.


Përballë numrit të lartë, Ministria e Shëndetësisë sipas burimeve të News 24 do të rihapë edhe spitalin covid-2 tek Sanatoriumi në Sauk.


Video/ Edhe katër të vdekur në vendin tonë. Del numri i të infektuarve gjatë 24 orëve nga koronavirusi