Asnjëherë nuk është momenti i papërshtatshëm për të bërë humor.
Kështu duket në këtë video, ku shfaqen disa rebelë në Siri, që provokojnë një snajper të regjimit të Assad me një kukull si dordolec.
Pasi e veshin me xhaketë të zezë dhe maskë, ata e nxjerrin përpara snajperit, që qëllon mbi të.
Ndërkohë rebelët qeshin në mënyrë histerike.
Mendohet se rebelët janë nga Uzbekistani dhe i janë bashkuar luftimeve në krah të forcave opozitare.