polKy është momenti kur drejtori i televizionit shtetëror në Ukrainë, dhunohet dhe detyrohet që të nënshkruajë dorëheqjen nga një grup politikanësh të ekstremit të djathtë.


Oleksandr Panteleymonov akuzohej nga politikanët e partisë Svoboda e ekstremit të djathtë se ka transmetuar pamje pro- ruse.


Ulu aty plehrë e Moskës. Nënshkruaje shpejt deklaratën e dorëheqjes, kafshë, i bërtasin atij.


Sulmin e udhëheq deputeti Igor Miroshnichenko, me flokët bisht.


Pas sulmit, ai tha se është i lumtur që do ta hetojnë.


Kryeministri i përkohshëm tha se do ketë hetim, kurse kandidati për president, Vitali Klitschko tha se politikanët duhet të japin dorëheqje.


Pamjet janë transmetuar nga mediat ruse. Shpesh Rusia ka akuzuar se në pushtet në Ukrainë kanë ardhur nazistët.