Ata vepruan natën kur pronarët ishin në shtëpi dhe po flinin. Pa asnjë problem, hynë në dy apartamente në Valperga, por karabinierët i përgjuan ndërsa ktheheshin në Torino dhe i arrestuan.


g2_94036_cc2


Dje në mëngjes, policia italiane arrestoi 3 shqiptarë, midis 21 dhe 39 vjeç, banorë në Torino, të gjithë me precedentë penalë.


Makina e tyre u ndalua gjatë një pikë kontrolli dhe qëndrimi i tyre i bëri karabinierët të vijojnë më tej hetimet dhe t’i kontrollojnë. Në makinë, u gjetën mallra të ndryshme të vjedhura: armë zjarri, kartela poste dhe një orë luksoze, të vjedhura pak më parë në Valperga.


Kërkimet në shtëpinë e të arrestuarve, zbuluan edhe 4 orë të shtrenjta Rolex dhe 5 orë të tjera, të markave të ndryshme, 2 zinxhirë ari, dhjetëra portofola, telefona celularë të markave të ndryshme dhe shumë mjete të tjera.


Dyshohet se ata janë përfshirë në shumë vjedhje në apartamente dhe jo vetëm në zonën e Torinos, por në të gjithë Piemonten.