Qytetarët vlonjatë kanë dalë sot në ditën e tyre të dytë të mosbindjes civile kundeë parkimeve me pagesë ndaj një kompanie private.

Ata kanë hequr nga automjetet në rrugë bllokueset e gomave vendosur nga Bashkia.

"keto janë trofete tona nuk do ti leme me ti marrin. revoltë qytetare për parkimet me pagesë", thanë ata duke mbajtur në duar bllokueset e gomave.

Me miratimin me konsensus të Këshillit Bashkiak, ish-kryebashkiaku Gjika ka firmosur vendimin që për 15 vjet parkingjet në 24 rrugë të qytetit bregdetar të jenë me pagesë.

Ky vendim është diskutuar që në muajin tetor të vitit të shkuar dhe në fillim të shkurtit është lidhur kontrata me firmën fituese.

vlore parkim

Por, gjithçka ka kaluar pa bujë, derisa fakti u zbulua nga Agjencia e Prokurimit Publik, e cila më 2 mars botoi në buletinin e saj kontratën e firmosur nga Bashkia Vlorë dhe shoqëria "TIS HOLDING LLC + ON TRACK", me adresë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por Drejtoria e Tatimeve në Vlorë pezulloi disa muaj më parë punën e "TISPARK". Shkak ishin bërë ankesat e shumta të qytetarëve, të cilët janë gjobitur nga kjo firmë, duke bërë rolin e Policisë bashkiake.