Me rritjen e temperaturave shumica e qytetarëve kanë zgjedhur të shkojnë drejt plazheve në fundjavë, por autostrada Tiranë-Durrës, e cila ka një trafik të rënduar, shoqërohet shpesh herë edhe me aksidente të shumëfishta.



Të tilla janë pamjet e filmuara nga LSA, ku gjatë aksit rrugor për të shkuar drejt plazhit të Lalzit shihet nje varg me aksidente.


Në njërin prej aksidenteve u përplasen 5 makina, ndërsa në tjetrin tre automjete.


Nuk dihet nëse ka persona të lënduar rëndë nga aksidentet.