nishaniTakimi i kësaj të diele i presidentit të Shqipërisë te shkallët e avionit, mund të jetë më i çuditshmi që ndonjë kryetar shteti i ka lejuar vetes.


Edhe për zyrtarët amerikanë të trajtojnë një president me vetëm pesë minuta takim në pistën e aeroportit duhet të jetë e rrallë, në mos unike.


Në axhendën e takimeve zyrtare të sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry gjatë ditës së djeshme në Tiranë, ishin fiksuar vetëm takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.


Por presidenti i Republikës Bujar Nishani, i surprizoi të gjithë kur u shfaq në shkallët e avionit në Rinas.


Zëri i Amerikës e ka konsideruar si një gjest i pazakontë nga pikëpamja protokollare.


Kerry dhe Nishani biseduan në këmbë për rreth 5 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.


Më pas, Kerry i dha dorën e ndarjes presidentit, çka do të thotë se takimi i tyre përfundonte aty.


Pas kësaj, eskorta e shefit të diplomacisë amerikane u nis drejt Tiranës