Nishani2Edhe pse në axhendën e takimeve zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry gjatë ditës së sotme në Tiranë, ishin fiksuar vetëm takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, presidenti i Republikës Bujar Nishani, i surprizoi të gjithë kur doli për ta pritur funksionarin e lartë amerikan, në shkallët e avionit në Rinas.

Zëri i Amerikës e ka konsideruar si "një gjest i pazakontë nga pikëpamja protokollare", pritjen që i bëri Nishani, Kerryt.

Ndërkohë, lidhur me disa anë që mediat i kritikojnë shpesh te kryeministri Rama, John Kerry u shpreh qartë sot: "E kam adhuruar udhëheqjen tënde. E vlerësoj pa masë krijimtarinë tënde", - i tha Sekretari i Shtetit kryeministrit shqiptar.

"Presidenti Obama, unë dhe populli amerikan iu jemi shumë mirënjohës për përpjekjet që po bën leadershipi dhe stafi juaj jo vetëm në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por edhe për përqafimin e një game të gjerë vlerash që na karakterizojnë të gjithë ne dhe që mendoj se janë në themelin e miqësisë së madhe të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë", - theksoi Kerry gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ramën.

Rama