Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se raporti i presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për vitin 2012, përmbante më shumë premtime të thata për vitin 2013, sesa angazhime të përfunduara në vitin 2012.

“Ajo foli për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave, por nuk përmendi krizën e thellë në të cilën gjendet vendi, nga aferat e shumta të kësaj qeverie të korruptuar”, thuhet në një komunikatë për media të Vetëvendosjes.

Për më tepër, sipas tyre, presidentja i bëri ftesë publike Presidentit Nikoliç për takim, gjë që dëshmon se kjo Presidente është shumë më thellë në probleme me aspektin politik, sesa me atë procedural.