Sulmuesi brazilian, Vagner Love, është larguar nga CSKA Moska, duke u transferuar në Flamengo, në formë huazimi për sezonin e ri, që fillon këtë fundjavë.
“Është ëndërr jetësore”, tha 25-vjeçari. Love gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar në Palmeiras, por u largua pas problemeve me tifozët e klubit.
Ai në Flamengo do të bashkohet me ish-sulmuesin të Interit - Adriano. Ata të dy ishin pjesë e Kombëtares së Brazilit, kur kjo fitoi Kupën e Amerikës, në vitin 2004.