Transmetuar më 26.03.2014 - 11:25







Paris Jackson ka kaluar një kohë cilësore me gjyshen e saj, që prej tentativës për vetëvrasje në verën e shkuar.



Prej shumë muajsh, 15-vjeçarja është zhdukur nga vëmendja publike, duke gjetur strehë në vatrën e ngushtë familjare, pasi qëndroi disa kohë në spital dhe në një qendër rehabilitimi për të rinj.



Pas shumë kohe mungese, vajza e mbretit të popit Micheal Jackson u rishfaq në publik, ndërsa u takua me vëllanë e saj të vogël në Kaliforni.



Ndërkohë, marrëdhënia me vëllain e madh mbetet ende e panjohur. Sipas shtypit, ishte pikërisht mësimi i faktit që ajo nuk ishte vajza biologjike e këngëtarit të njohur të muzikës pop, rrjedhimisht as motra e vërtetë e dy djemve, faktori që e shtyu Paris të tentonte vetëvrasjen një vit më parë.



Megjithatë, familja nuk ka bërë asnjë komunikim zyrtar, në lidhje me atësinë e adoleshentes. Noa.al


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/13)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas


PUBLICITET




lang: en_US