Një video e postuar në youtube tregon momentin e frikshëm kur një adoleshente përplaset nga treni të cilin nuk e kishte vënë re pasi po fliste në telefon me kufje.


Janë momente vërtet të frikshme, të një ngjarjeje që ka ndodhur përpara qytetarëve të tmerruar që prisnin të hipnin në tren.


Ngjarja është regjistruar në Indi ndërsa vajza Pratiksha Natekar kishte vendosur kufjet në vesh teksa po kalonte mbi hekurudhë. Vajza nuk e kishte dëgjuar trenin. Në momentin kur e kupton rrezikun përpiqet të ndryshojë drejtim por treni i kalon përsipër.


Por kur ndodhin mrekullitë ndodhin. Udhëtarët që prisnin të hipnin në stacionin hekururodh të Kurlas më 13 maj janë habitur kur kanë parë se 19 vjeçarja nuk kishte vdekur.


Makinisti kishte arritur të aktivizonte frenat me shpejtësi duke bërë që vajzës të mos i kalonin përsipër që të gjithë vagonët. 19 vjeçarja arriti ti shpëtojë këtij incideti vetëm një një plagë të vogël në syrin e majtë, raportojnë mediat në Mumbai. 


Videoja është regjistruar nga kamerat e sigurise.  



/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter