Gjykata Kushtetuese ne dhjetor u mundua te rregulloje nje padrejtesi qe u behej individeve te cilet rrezikonin denimin nga  7 deri 15 vite burg  nese kapeshin  me armë  pa leje,  por pas ketij vendimi gjithshka ka hyre ne kaos ne rendin ligjor.


Me rrrëzimin e një  prej paragravefe te nenit 278 te kodit penal,  të armembajtjes pa leje nga kjo gjykate, fusha ligjore sot per ata qe mbajne arme pa leje eshte krejt e paqarte.


Aktualisht nuk ka asnje ligj qe ndëshkon penalisht, pra me burg nje person qe ka arme pa leje me vete.


Kjo mangësi e rëndë ligjore, e cila u vu re pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka vënë në alarm Prokurorinë, e cila  pak ditë me parë i kërkoi Ministrit të Drejtësisë të ndërhyje per te rregulluar ligjin ne perputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese.


Por kjo situate behet edhe me e rende nese marrim ne konsiderate debatin e fundit publik dhe ligjor lidhur me akuzen e policise ndaj deputetit Gent Strazimiri, i cili sot ne keto kushte ligjore nuk mund te ndeshkohet per armemabajtje pa leje sepse per kete nuk ka ligj. Ky konstatim mbeshtetet edhe nga avokatet.


Marash Ibraj: Ka krijuar këtë problem. Nëqoftëse armëmbajtja pa leje, paragrafi i 3 i nenin 278  dënon aktualisht mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit në banesë. Nëqoftëse i njëjti person që i gjendet arma në banesë e ka dispozitën dënuese, nëse sot kapet me armë jo në banesë por ambjente të tjera publike nuk ka dispozitë që e dënon.


Me një vendim të datës 10 dhjetor, Gjykata  Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë ndryshimet e bëra gjatë viteve 2013-2014 nga qeveria, e cila rriti masën e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje nga 7 deri ne 15 vjet burg.


Sipas gjykatës, ky marzh i lartë dënimi është antikushtetues dhe me kete argument u shfuqizua dhe praktikisht sot nuk ka asnje dispozite qe denon me burg personat qe kane arme pe leje me vete.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter