Luis Van Gal do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut: Lajmin e ka dhënë shtypi holandez, i cili shprehet i sigurt për faktin se tekniku, i cili në këtë sezon ka arritur të fitojë titullin kampion në Holandës në "Eredivisie" me skuadrën AZ Alkmar, ka firmosur tashmë një kontratë në klubin bavarez. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Uli Hënes. Zyrtarizimi i marrëveshjes, sipas Hënesit, do të bëhet brenda 5-6 ditësh, ndërsa holandezi do të ulet në pankinën e gjermanëve vetëm në fund të sezonit.