Sulmuesi Robin van Persie ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Arsenalin por ka konfirmuar lidhjen e ngushtë me gjigantin londinez.

Ylli holandez ka marrëveshje me Arsenalin deri më 2013 dhe aktualisht është në bisedime për vazhdimin e saj.

“Arsenali është klub i shkëlqyeshëm, nëse sot jam ky futbollist që jam atëherë është falë Arsenalit. Nëse pyetni një futbollist si Robert Pires se si ndihet, ai do t’ju thotë ‘ndihem Gunner”. Kështu jam edhe unë, përgjithmonë do të jem me Arsenalin”, deklaroi Van Persie për mediet angleze.