Eneida Jacaj - Rrjedhja e deputeteve te Partise Socialiste ka vijuar dje me largimin perfundimtar te ish-deputetit socialist te qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo dhe me kalimin e tij ne Levizjen Socialiste per Integrim. Deputeti i qarkut te Gjirokastres i dha kohe kreut te socialisteve Edi Rama deri ne daten 29 tetor per te marre nje pergjigje ne lidhje me kushtet e vendosura prej tij. Por me sa duket mungesa e nje pergjigjeje nga ana e kryesocialistit Rama e ka shtyre deputetin Tavo te shkeputet perfundimisht nga Partia Socialiste. Ish-deputeti Tavo eshte i dyti qe largohet nga Grupi Parlamentar socialist pas Shpetim Idrizit.

Deklarata

Sot rreth nje muaj nga largimi im nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ne pritje te nje pergjigjeje pozitive nga lidershipi i Partise Socialiste per kerkesat qe i kam bere une dhe shoket e mi socialiste te rrethit te Gjirokastres pergjigje e cila do te ctensiononte situaten ne Partine Socialiste te Gjirokastres dhe do te me kthente mua ne Grupin Parlamentar te Partise Socialiste pergjigje e cila nuk ka ardhur deri ne daten 29 qe kishim vendosur si kusht une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa qe ti bashkohem Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim ne krah te shokeve te mi te vjeter ne kete parti kryetarit te saj Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idete e mia te majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet ne Parlamentin shqiptar dhe duke qendruar per gjithe jeten socialist - u shpreh Tavo.

Kushtet

Ish-deputeti Tavo mesohet ti kete parashtruar lidershipit te opozites nje sere kushtesh te cilat do te ishin vendimtare per qendrimin e tij ne PS. Mesohet se Tavo ka radhitur kater kushte ku ka kerkuar largimin e kryetarit te Bashkise Flamur Bime moszgjedhjen si kryetar partie per rrethin e Gjirokastres se kandidatit te propozuar nga qendra per kete post largimin si drejtuese qarku te deputetes socialiste Arta Dade. Njekohesisht ne paketen e tij te kushteve per PS-ne Tavo ka kerkuar qe te jete vete ai personi i cili te merret me zyren e emigranteve ne parti.





Box



Meta Vangjel Tavo beri zgjedhjen me te drejte



Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta e ka falenderuar Vangjel Tavon per zgjedhjen qe beri dhe i ka uruar mireseardhjen. Une dua ti uroj mireseardhjen ne Grupin tone Parlamentar deputetit te njohur socialist Vangjel Tavo njekohesisht nje koleg i imi por edhe i zotit Rama prej gati 20 vitesh ne Partine Socialiste. Dua ta siguroj z. Tavo se ne Levizjen Socialiste per Integrim jam jo vetem une me Luanin qe ai na njeh prej 20 vitesh por jane dhe shume te tjere qe ai njeh prej nje kohe te gjate si dhe shume te tjere qe do te kete mundesi te njohe ne te ardhmen. Tavo do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin e tij politik per te perfaqesuar interesat e te gjithe atyre qe kane besuar te idete e tij por edhe te personaliteti i tij jo vetem atyre qe e kane votuar per kater mandate rresht por edhe shume te tjereve ne mbare vendin qe e njohin per shkak angazhimit 20-vjecar ne jeten politike - u shpreh Meta. Kreu i LSI-se shprehu bindjen se Tavo beri zgjedhjen e drejte nje zgjedhje qe do te beje te mundur rritjen e angazhimit te perbashket per te mbrojtur ato vlera ato principe qe i kane bashkuar prej kohesh per te cuar perpara mbi te gjitha integrimin europian te vendit tone.



Shalsi Vasili e detyron QSUT-ne te mos leshoje receta per barna



Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi ka vijuar edhe dje sulmin ndaj ministrit te Shendetesise Petrit Vasili. Ai e akuzoi Vasilin se i ka detyruar mjeket e QSUT-se te mos leshojne receta per barna te listes spitalore nderkohe i ka drejtuar edhe nje sere pyetjesh te tjera te cilat kerkojne patjeter pergjigje nga ministri Vasili.

Z. Vasili nuk i permbaheni strategjise se sistemit shendetesor te miratuar per periudhen 2007-2013. Pse preferon Petrit Vasili te drejtoje tere sistemin shendetesor me urdhra qe nje Zot e di se mbi cfare ligjesh i mbeshtet Pse per shembull edhe kur emerohet nje infermiere ne Devollit duhet te firmoset nga ministri Vasili Pse zoti Vasili ne dem te sistemit shendetesor dhe atij farmaceutik ndermerrni iniciativa ligjore pa u konsultuar me grupet e interesit dhe aktoret e tjere te sistemit te cilet kane detyrimin ligjor per hartimin e legjislacionit Perse me nje urdher tjeter kerkoni ti detyroni mjeket e QSUT-se dhe te te gjitha spitaleve te mos leshojne receta per barna te listes spitalore kur Petriti duhet ta dije fare mire se ne spitalet tona mungojne medikamentet dhe materialet mjekesore - iu drejtua deputeti Shalsi ministrit Vasili.



Ajtyresa Berisha dhe Basha te largohen



Anetarja e Asamblese Kombetare ne Partine Socialiste Megi Ajtyresa e akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshem Lulzim Basha se kane deshtuar ne luften kunder korrupsionit duke kerkuar largimin e tyre. Pafytyresia e Lulzim Bashes flet vete per renien e shtetit ne duart e pista te krimit e te korrupsionit. Ne vend qe te pergjigjet per vrasjet e pazbuluara te dy opozitareve dhe krimin qe po kap maja te panjohura me pare ministri i oborrit te Sali Berishes perqesh opoziten. Berisha deshtoi dhe duhet te largohet bashke me lulet e korrupsionit ne rend ne ekonomi ne shendetesi arsim e kudo - u shpreh Ajtyresa.









1 Nentor 2010