Analisti Lorenc Vangjeli ka theksuar se kryeministri Berisha nuk duhet te kishte pranuar ne qeveri Fatmir Mediun dhe Lulezim Bashen, dy ministrat e qeverise se kaluar qe jane ne ndjekje penale nga drejtesia shqiptare.

Ai theksoi se ai dhe nje grup gazetaresh kane kerkuar mosperfshirjen ne qeveri te kreut te PR-se, Mediu dhe njekohesisht e njejta gje duhet te behej edhe me Bashen.

“Kerkuam mosperfshirjen e Mediut ne qeveri. Kemi vepruar pjeserisht gabim pasi i njejti argument vlen edhe per zotin Basha dhe emri i Mediut duhet te shoqerohej edhe me emin e tij. Perfshirja e tyre ne qeveri demton nje nga shtyllat qe Berisha duartrokiti, qe eshte korrupsioni”, eshte shprehur Vangjeli.