Fiks fare denoncoi skandalin me zë e figurë në varrezat e Pogradecit, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende, duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.


Për të gjetur një varr, në Pogradec, duhet të paguash të paktën 30 000 lekë të reja.


Fiks Fare, ka zbuluar që për gjetjen e një vendi për varr, duhet të paguash punonejsin e komunales dhe pergjegjesin e tij, te cilet kane agjencinë funerale Tole, pak metra lag varrezave të qytetit.


Fillimisht gazetarët shkuan në agjencinë e funeraleve Tole brenda ne biznes gjetën një nga punonjësit e ndërmarrjes komunale, i cili ishte edhe bashkëpronarë me pronarin e agjencisë. Në takimin e parë, gazetarët i kërkuan punonjësit të ndërmarrjes komunale, një vend për varr, pas zhvarrimit të eshtrave të një të afërmve të tyre, në Lushnje ,me pretendimet për të bërë rivarrimin e tyre në varrezat e qytetit të Pogradecit, ku viktima kishte të afërmit e tij. Menjëherë punonjësi i komunales, i ka premtuar gazetarëve që do fliste me përgjegjësin e tij Servet Tole, për të bërë të mundur gjetjen e një vendi për rivarrimin e eshtrave. Pas marrjes përsipër të gjetjes së një varri, gazetarët u rikthyen sërish në Pogradec,tek agjencia funerale. Këtë herë gazetarët takuan punonjësen e funeralit e cila ju tregon gazetarëve se përgjegjësi i mirëmbajtjes së varrezave dhe punonjësi i ndërmarrjes komunale ishin bashkëpronarë të agjencisë funerale. Ndërkohë që ju jep numrin e telefonit të Servet Toles përgjegjësit të mirëmbajtjes së varreve, njëri nga gazetarët komunikon me të, duke i kujtuar se katër ditë më parë kishte qenë tek agjencia e tij. Gazetarët i tregojnë Toles se kishin takuar punonjësin e ndërmarrjes komunale i cili quhej Agjerim. Në takim gazetari i ka shpjeguar Servetit që Agjerimi i kishte premtuar se do bisedonte me të për gjetjen e një vendi për varr. Menjëherë Serveti ka pohuar se ishte vënë në dijeni, por për të parë vendin ku do zinin varrin, duhej të takonin sërish Agjerimin. Në këto kushte gazetarët telefonuan Agjerimini i cili ishte punonjës i ndërmarrjes komunale. Pas takimit me gazetarët Agjerimi u ka treguar gazetarëve se ju kishte gjetur një vend për varr, i cili ndodhej mes varrezave të Pogradecit, pranë një gështenje. Gazetarët pasi kanë parë vendin, i kanë kërkuar Agjerimit, se sa duhej të paguanin. Punonjësi i komunales ka telefonuar eprorin e tij , Servet Tole, i cilit i ka kërkuar pazarin se sa duhej të pagunin gazetarët për zënien e dy vendeve për varr. Në telefon Serveti i kërkon Agjerimit, që për të dy varret gazetarët duhet të paguan 30 000 lekë të reja. Pas prerjes së pazarit, gazetarët i kanë dhënë 40 000 lekë ( të vjetra ) kapar Agjerimit, ndërsa i kanë kërkuar që të rrethonte vendin e varrit ku ata porositën. Gjatë bisedës me të Agjerimi u ka treguar gazetarëve se ai së bashku me Servetin ishin punonjës të ndërmarrjes komunale të Bashkisë së Pogradecit, duke ju garantuar njëkohësisht edhe ruajtjen e vendit për varr. Ndërkohë që pjesën tjetër të lekëve sipas Agjerimit, duhej ta jepnin gazetarët, pas rivarrimit të eshtrave. Disa ditë më vonë gazetarët takuan sërish Agjerimin, duke i kërkuar vendin që ata kishin zënë dhe për ta parë nëse e kishte kufizuar apo jo. Në bisedë Agjerimi u tregon gazetarëve se vendin e varrit e kishin të sigurt, por nuk mundet ta kufizonte pasi do binte në sy.


DITA E PARE:


Fiksi-Ajo është varrosur atje, unë them ta sjellim këtu.

Punonjësi i komunales -Ça mbiemri ka?

Fiksi-N.. Nga N është. Po nuk të lënë ata, ata kanë goxha vend aty. Kanë ata vend bosh. Po bëmë ndonjë gjë, mirë, po sbëmë , smerrem fare, ta lënë aty.

Punonjësi i varreve- Po mos e vri mendjen. Po e ka fiksim.

Fiksi-Po e ka fiksim vjehrra ore. Se do thotë vjehrra pastaj Ai ka 10,15 vjet që ka vdekur.

Punonjësi i varreve-Po mirë mo, 10, 15 vjet del ai.

Fiksi-Del për të dalë, nuk e diskutoj.

Punonjësi i varreve-Është tretur ai.

Është tretur prandaj. Të vij një ditë, të flasim me nge?

Punonjësi i varreve-Po ik se do të tregojmë ndonjë si vënd. Ça halli ke? Poshtë fare nuk je.

Fiksi-Patjetër, nuk diskutohet. Numri jot është këtu? Cili është?

Punonjësi i varreve-Jo nuk është numri im aty.

Fiksi=Po qe se bëhet mirë. Po su bë mos e vrit mendjen fare.

Punonjësi i varreve-Po jo mo jo. Tashti , kur të kesh lekët numrin e ke, edhe rregullohemi.

Fiksi-Mirë. Ti si e ke emrin?

Punonjësi i varreve-Agjërim.

Fiksi-Agjërim ë? A të keqen vëllai, ti e paske tamam.

Punonjësi i varreve-Udha e mbarë.

Fiksi-Mirë do vij këtu të takoj. Mirë, bisedoje njëherë.

Punonjësi i varreve-Po çfarë të bisedoj, unë të pres atje, të dalim në varreze, edhe e shikojmë. More vesh tani, të vemi bashkë, që të shikosh të pëlqen apo jo.

Fiksi-Mirë, hajde.

Punonjësi i varreve-Tani numrin e ke.







DITA E DYTE:


Fiksi Si jeni, Agjerimi është këtu?

Punonjësja e funeralit Jo

Fiksi Ku është?

Punonjësja e funeralit Është andej lart nga varret.

Fiksi Ky është i Agjerimit apo ?

Punonjësja e funeralit P o, pra Angjush.

Fiksi Ky i holli I dobëti? Këtu e takova

Punonjësja e funeralit Po, punon me Servetin.

Fiksi Serveti kush është, Servet Tole?

Punonjësja e funeralit Eh, po

Fiksi Në rregull me Servetin punon

Punonjësja e funeralit Serveri e ka këtë. Po Serveti nuk është tani, mundet të jetë në shtëpi.

Fiksi Po Agjërimin mirë

Punonjësja e funeralit Po e gjetet atje lartë mirë. Këtu nga Pogradeci jeni ju?

Fiksi Jo , kemi vjehrrin nga Pogradeci.

Telefonon Agjerimin

Fiksi O Agjerim këtej nga varret je? Unë jam J kam atë zhvarrimin nga Lushnja që bisedova atë ditë me ty.

Punonjësja e funeralit Këtu tek puna thuaj. E ka biseduar se ky është punëtor. Serveri është që e ka këtë.

Fiksi Edhe ky ka aksione, nuk është pa gjë

Punonjësja e funeralit Po ka

Telefonatë me Servet Tolen

Fiksi Të shqetësoj Servet? Tani jam një person kam hetuar në Lushnja të ka folur Agjushi, për një zhvarrim që e kam paguar atje në Lushnja, ka kaq kohë përpara

Serveti- E di

Fiksi E bravo, unë ka 3 4 ditë që kam ardhur mu tek agjencia tek funerali.

Punonjësja e funeralit Tek puna jote, tek puna jote

Fiksi Tek puna jote. Janë këtu varrezat?

Punonjësi e komunales Andej

Fiksi Ka vend të mirë të paktën?

Punonjësi e komunales Ka

Fiksi A e shikon qytetin, vjehrri I tij e shikon qytetin?

Punonjësi e komunales E sheh, atje nën gështenjë.

Fiksi E shikon

Punonjësi e komunales Aaaaa

Fiksi Po vendi sa vete?

Punonjësi e komunales Vendi sa vete thotë? Vend rezervë do ta lemë neve ( edhe për një varr tjetër) . Do ndonjë rezervë mo?

Fiksi Edhe vjehrrën edhe vjehrrën.

Punonjësi e komunales E kam fjalën pot a bëhet një varr bëhet atë ditë, një ta bërë ashu, një ta montuar. Nuk do hapet gropë e madhe. Bie në ujdi, bëhet kështu si kontrabandë

Fiksi Na prij tani na thuaj? Ke ndonjë vend të mirë në vete?

Punonjësi e komunales Jo më është një qik më lartë

Fiksi Hajde more burri i dheut

Punonjësi e komunales Këtu nga gështenja ja.

Fiksi Neve këtu

Punonjësi e komunales E de e

Fiksi Shumë mirë. Nga gështenja janë për dy ( vende për varre)Edhe gështenja nuk hiqet

Punonjësi e komunales Çpunë kemi më gështenjën. Këtu në mes

Fiksi Ma bësh vendin gati

Punonjësi e komunales Nuk hapet vendi, hajde sill eshtrat , siç jemi tani për një orë

Fiksi Do ma bësh vendin gati

Punonjësi e komunales O hoooo vendi, vendi thotë. Edhe sot i nxora, këtu një pasdite si tani

Fiksi Tani bisedo me Servetin, që ti them vjehrrës moVendi I shkëlqyer, unë e pëlqej për vete

Punonjësi e komunales Ore tani me të njohur.

Fiksi Sa shkon ai si vend

Punonjësi e komunales Po ne do ta rregullojmë

Fiksi Si e ke emrin

Punonjësi e komunales Agjerim atje të thashë, vendi tek gështenja

Fiksi Gështenjat nuk ti vjel.

Punonjësi e komunales Ti them ndo një llaf atij? ( Servetit)

Merr në telefon Servetin

Fiksi Ti mbaj të dy thuaj

Punonjësi e komunales Hë more, si sa qysh, tek se kështu nuk bëhet në telefona këto, Janë ata mo që jua tregova unë . Kanë rënë një çik më lartë nga Naçot. Janë ca Naço deri në fund, aty e ke parasysh edhe një çik më lart atij. E I pëlqyen. Po aty lartë, dy del ( dy varre). Epo tash të jetë atje, se aty ske ça i fut më atje është moment i atillë qëE, e de e, e ,hë dhe thuaj ndonjë llaf tu them unë që të ikin. E po, e një tridhjeçkë ( 30 000 lekë të reja).Ok, ok.

Fiksi Ça thotë?

Punonjësi e komunales Po ti mbaj të dyja një tridhjeçkë ( 30 00 lekë të reja).

Fiksi Të reja

Punonjësi e komunales Të dyja

Fiksi Po pra të reja? Normal. Sa ishte? 30 000 lekë të reja.

Punonjësi e komunales Unë që kur e llafosa që atëherë unë atë e caktova . E ka thur gjerë andej e ka nja katër ai. Janë edhe gështenjat aty e ke parasysh. Është kufiri atje

Fiksi Tani a është sigurt ai që fole me të?

Punonjësi e komunales Po unë me të jam.

Fiksi Flas bën ndonjë punë këtu? Shefi?

Punonjësi e komunales Po bre

Fiksi A është përgjegjës a gjë të kesh garanci more burrë?

Punonjësi e komunales O hooo vendi është ideal.

Fiksi Rrezik me marrë vesh ( i vdekuri) ai sot niset

Punonjësi e komunales E de prandaj them. Është gati në mes . Një kuadrat atje fët, fët.

Fiksi Unë them lëri kaparin. Është përgjegjës ky a ça është aty, ky Serveti ?

Punonjësi e komunales Jo jemi bashkë të dy. Ai është, tani e ka varësi komunalja

Fiksi Po ky është përgjegjës i komunales të paktën?

Punonjësi e komunales Tani e kemi ne në dorë I vendosim . Nuk na thotë njeri. Nuk e ka njeri me tender siç ka qenë përpara. Tani jemi vetë. Tani e ka bashkia. Tani ne jemi me bashkinë.

Fiksi A hë jeni vetë me bashkinë?

Punonjësi e komunales Jemi vetë.

Fiksi Kaparin sa e ke?

Punonjësi e komunales Po ti e ke merakun për kapar? Pagoi atë ditë. Ta dish unë se kam problem.

Fiksi Sa do të lemë ty? Mbaj këto një herë . Do na mbash këtë dy deri në tre javë. Maksimumi tre javë, mirë? Do më shumë se 40 00 lekë(të vjetra) kaparin?

Punonjësi e komunales Të mos vonohet se e ke parasysh. Se mund të bëhet, jo se do ta hap fare. Ti vë ca bordure. Ja vë vetë po të jetë. Sa më shpejt që të jem edhe unë i qetë.

Fiksi Ikim tani

Punonjësi e komunales Andej ka nja katër të tjerë

Fiksi Po e di

Punonjësi e komunales Ka variant. E them kam një mikun tim ça do bëjnë.

Fiksi Kështu e lëmë, ika kalofsh mirë.


TAKIMI I TRETE


Fiksi Tani e mban mënd, që porositem varrin me sjell eshtrat

Punonjësi e komunales Atje su fut njeri po nuk vajta unë

Fiksi E ke kufizuar si vend

Punonjësi e komunales Ë?

Fiksi E ke kufizuar si vend?

Punonjësi e komunales Jo bie në sy

Fiksi Po kufizoje si vend?

Punonjësi e kounales Jo bie në sy më dëgjo mua. Mos u ngut ja ku e ka. Po do e mbajmë tani

Fiksi Mirë atëherë


12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)