Albania-Sport - Trajneri i Besës, Vasil Bici ka folur sot për gazetën greke "Sportime" në lidhje me transferimin e dy lojtarëve te verdhezinjve, Elvis Kraja dhe Andi Lila te Iraklisi i Selanikut. "Qendërmbrojtësi Kraja, është shumë i fortë në lojën e zonës dhe ka aftësinë që të shënojë edhe gola. Është i fuqishëm dhe njeh lojën në grup. Të dy lojtarët e mi, si Kraja dhe Lila janë aktualisht më të mirë se Muzaka", pohoi Bici, duke kujtuar edhe mesfushorin sulmues të Partizanit, Gjergj Muzaka që para dy sezonesh pati një aventurë 6 mujore me Iraklisin.