Lidhur me dikutimet e fundit nëse gratë shtatëzëna duhet të mësojnë seksin e bebit, dhe nëse kjo mund të coj shtimin e aborteve, Ministri Vasili thote se mjekësia shqiptare përcakton se koha legale për abort është 12 javë, periudhë kjo kur seksi i bebit nuk dallohet në eko. Në rast se mjekët bëjnë një abort jo të detyrueshme në javët e mëvonshme, ndëryrja quhet kriminale.
Duke folur për shëndetin riprodhues Vasili tha se diskutimi nëse nënat kanë të drejtë të mësojnë seksin e bebit apo jo është një cështje ende e hapur. Kreu i shëndetësisë thotë se mjekësia në Shqipëri është e orientuar drejt 2 cështjeve, ulja e vdekshëmërisë tek nënat dhe tek fëmijët ku statisikat sipas Ministrit tek mortaliteti i foshnjave janë të ulta.