Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në vijim të akuzave ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë për projektin ne Unazën e Re ka thëne sot se shkaku i gjithçkaje që po ndodh është afera e 40 milionë eurove, që do ndërtojnë 2,2 km rrugë.


Deklarata për mediat e Petrit Vasilit


Ja ku i keni qytetarë. E dini çfarë keni këtu? Keni 3 tendera. Një copë rruge 2,2 km është ndarë në 3 copa, nga 700 a 800 metra janë ndarë. Dhe janë ndarë 40 milionë euro. Por si janë ndarë? Janë ndarë që 3 firmave të paracaktuara që do fitojnë këto dhe asnjë tjetër, u është vënë përballë një firmë që konkurron me 0 lekë. E kemi korrupsionin sa një mal, shikojeni. 0 lekë. Nuk ka garë, nuk konkurrojnë. Po shteti i këtyre cakton që me 20 milionë euro e sipër duhet të bëhen gara të hapura ndërkombëtare. Pra, kur konkurrojnë shumë firma ke mundësi që çmimet të jenë më të ulëta, cilësia të jetë më e lartë, pikërisht atë që do dhe populli, vepra publike më të mira dhe me cilësi të ulët. Po nuk e bëjnë garën e hapur këta, me tenderat e hapur ndërkombëtarë. Me këto tre copat që janë më të vogla se ai 20 milionëshi, i shikoni 18,12 që të kenë mundësi ti grabisin, ti rrëmbejnë dhe nuk e bëjnë garën e hapur.


Po çuditërisht po këta, bëjnë rrugët me koncesion, 80 km rrugë, ia japin një kompanie të vetme atje në ato koncesionet që po bëjnë. Rruga e Arbrit, Thumanë, Vorë-Thumanë, rruga e Orikumit etj. I merr një i vetëm atje, qindra milionë që do lahen për dhjetëra vjet. Kurse këtë rrugën 2.2 milionë, këta siç e shikoni e ndajnë në 3 copa nga 700 metra. 70-100 km  nuk ndahet, është një copë. Se do ti marrin të tëra atje. Kanë 1.3 deri në 2 miliardë euro koncesione dhe do ti rrëmbejnë të tëra. Këtë rrugën për këtë arsye na e çojnë më të shtrenjtë sesa floriri.


Qytetarë ju lutem jini të vëmendshëm, bëhet fjalë për një vjedhje ku pranohet në mënyrën më të çmendur dhe më të pacipë në botë, të konkurrojnë firma me zero lekë. Nuk po vazhdoj më tej me historinë e të gjitha firmave, me historitë e errëta që kanë, firma të bllokuara, një fitues firme i cili bën objekt pune të punës së vetë , pra thotë që unë di të bëj dhe rrugë dhe këtë e shënon pasi ka fituar tenderin. Këto janë fakte kaq të qarta dhe kaq të trasha të cilat provojnë vetëm e vetëm një gjë. Babëzia për ta grabitur këtë 40 milionësh, aty mu në zemër të Tiranës, është pikërisht ajo bushtra që pjell të gjithë lukuninë e hajdutëve, të cilët janë aty përpara syve tuaj. Dhe ashtu sikurse kemi ngritur lart dhe fort çështjen e Teatrit dikur, sepse Teatri dikur ishte kambanë alarmi që kjo lukuni do trokiste në dyert e çdo shqiptari, trokiti në dyert e banorëve të Unazës së Re.


Në qoftë se nuk e kuptoni këtë gjë, duhet të dini që një ditë e humbur sot, duke vazhduar me këtë lukuni hajdutësh, do duhen dhjetëra, qindra ditë nesër, për të rivënë një shtet, i cili po shpërbëhet, po copëtohet dhe është në dorë të lukunisë, e cila vë shqiptarët përballë njëri-tjetrit në mënyrë që përleshja të jetë sa më e madhe. Në mënyrë që gjithçka të zëvendësohet nga konflikti, që zhurma e tmerrshme që bën daullja e korrupsionit të 40 milionë  eurove të mos dëgjohet. Por kjo hajdutëri, Prokuroria shqiptare ka zgjedhur të jetë bashkëhajdute, e cila mbyll sytë përpara kësaj, është një aferë që nuk do të mbyllet kurrë sepse Shqipëria nuk mund të tolerojë që asfalti i Edi Ramës të jetë më i shtrenjtë sesa floriri


23 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)