Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë. Vasili deklaroi se punësimet po bëhen në bazë të teserave të partisë dhe kjo është arsyeja që po i detyron shqiptarët që të largohen nga vendi.


Më tej Vasili thekson se opozita shqiptare është e palëvizur për të vendosur drejtësi në këtë vend.


Profesionisti rri në shtëpi, i afti rri në shtëpi dhe e ka derën të mbyllur, paraqitja e teserës së partisë me numrin e votave në një krah, janë këto që përcaktojnë atë që do vejë në zyrën e shtetit, i cili pastaj do të vendosë gjobat e radhës për të rrëmbyer paratë dhe përfitimet e radhës, sepse ky vend pune i është dhënë si dhuratë që ai të mbushë xhepin plotë.


Kjo Shqipëri është Shqipëria që nuk do donim të shikonim kurrë. Kjo është nga arsyet pse Shqipëria nuk është më Shqipëria e shqiptarëve dhe shqiptarët duan të ikin nga ky vend. Por kjo është dhe arsyeja shumë e madhe se pse opozita shqiptare është e palëvizur për të vendosur drejtësi në këtë vend.


Sepse shqiptarët nuk kanë taksirat, shqiptarët e varfër, të drobitur, që mezi nxjerrin bukën e gojës, të cilët detyrohen të ikin në emigracion, për të cilin shumë djem e vajza shqiptar do të shkojnë të punojnë në bujqësinë e vendeve fqinje për të marrë pak para për të mbajtur shpirtin gjallë, për të cilën roptohen kushedi sesa emigrantë të cilët çojnë remitanca pafund për ti mbështetur familjarët e tyre në Shqipëri të cilët nuk arrijnë dot të përballojnë mbijetesën sepse këta hajdutë do të marrin 102 milionë dollarë nga financat për të dëmshpërblyer dhe për të paguar 2-3 njerëz në të njëjtin vend pune për shkak të lëvizjeve pafund që bëjnë derisa të gjejnë atë militantin më të mirë, atë krye hajdutin më të mirë që do tu shërbejë hajdutërisë së tyre kapilare shtetërore dhe atij korrupsioni të frikshëm, deklaroi Vasili.