Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili ka deklaruar se greva e deputeteve do te vazhdoje edhe nese neser kodi i ri miratohet ne parlament.

“Ne do ta vazhdojme greven deri ne fund”, eshte shprehur Vasili ne emisionin “Shqip”, ne Top Channel.

“Kemi te bejme me nje shkaterrim te votes se lire dhe humbjes se besimit te shqiptareve te besojne te vota e tyre. Vota e shqiptareve nuk eshte e garantuar, por do te kete certifikimin e dy partive te medha”, shtoi Vasili.

Per sekretarin e pergjithshem te LSI-se, i vetmi akt per te nderprere greven eshte rikthimi i besimit te sistemi zgjedhor.

“Kur sistemi krijon besimin, atehere perfundon greva. Besimi krijohet ne ceshtjen e administrirmit te zgjedhjeve. Ose te kete komisione teknike, ose komisione me gjitheperfshirje parlamentare”, deklaroi Vasili.

Sipas tij, greva e deputeteve nuk eshte nje gabim taktik, por ka ardhur si pasoje e ezaurimit te te gjitha menyrave demokratike per te kontestuar kodin e ri.

“Jane ezuaruar te gjitha mjetet e dialogut dhe te zgjidhjeve racionale… Projekt-kodi eshte me i degraduar se ai i megadushkut. Greva eshte nje konkluzion logjik, nje reagim politik dhe nuk eshte nje gabim taktik”, pohoi Vasili.

Ai i konsideroi deputetet greviste si misionare te ruajtjes se demokracise ne Shqiperi. “Ne jemi vene ne pozicionin e misionarit dhe duam te ruajme demokracine”, tha ai.

Duke folur per gjendjen e deputeteve, te cilet jane ne diten e tete te greves, Vasili tha se eshte e rende dhe disa prej tyre rrezikojne te kene komplikacione serioze. “Jemi ne nje situate kritike te paparishikueshme”, theksoi Vasili.