Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për marrëveshjen me detit me Greqinë.


Në një postim në “Facebook”, Vasili shprehet se Edi Rama gënjeu për marrëveshjen me Athinën dhe duhet të largohet.


Kryeministri u çorr per kufirin detar me Greqine, tani te largohet se gënjeu. Kryeministri ka klithur e ulëritur deri ne neveri për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Gjeti edhe tradhtarë e armiq të popullit. Po sot te gjithë mësuam se ujerat greke do te zgjerohen me 12 milje. Perfundimisht ky kryeministër mbetet genjeshtar pa sherim sic genjeu edhe per ceshtjen çame. Ka vetem nje keshille lidhur me kete individ, qe eshte sinonim i genjeshtres: MOS E BESONI!,- shprehet Petrit Vasili.


30 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)