Kryetari i LSI, Petrit Vasili tha se ajo që ka ndodhur kohët e fundit ka qenë një krizë artificiale. Në një takim me të rinjtë, Vasili u shpreh se ato që u dukën si rrufe ishin fishekzjarre që dogji para të ekonisë shqiptare.


Vasili: Ato që ndodhën javët dhe muajt e fundit ishin rrufetë e ndërsjellta që u dukën mësë fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre, por që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishin provë e vetme edhe e bindjes së vetme që njerëzit krijun para vetes së tyre. Cilën? Ishte që  e vetmja forcë politike ishte LSI që me sinqeritet u investua për të zgjidhur këtë krizë për të dhënë gjithçka në dispozicion për të krusyer hallet dhe dhimbjet e popullit, këtë e kemi bërë me bindje dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen.


Vasili tha gjithashtu se LSI nuk është një parti që ka si qasje të krijojë politika të cilat dëmtojnë shoqërinë, apo  krijojnë furtunë në gota që shpikin kriza artificiale.


Vasili: Fatet e të rinjve duhet të kenë vetëm përgjigje pozitive, pasi politika që shpikin furtuna në gotë të cilat shpikin kriza artificiale për ti shtuar rëndësinë vetes artificialisht, për tu dukur më të rëndësishëm seç janë, për tu treguar dhe më artificiale sec janë, duke prodhuar kriza që rënojnë ekonominë dhe që pasaj marrin disa përgjigje që askush nuk i kupton, po që nuk kanë asnjë përgjigje për shqiptarët këto nuk janë as politika jonë dhe as qasja jonë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter