me të gjitha mjetet e mundshme teknike, të kontrollit intensive, etj, lidhur me qarkullimin e barnave të falsifikuara. OBSH ka llogaritur që rreth 10% e barnave të nivelin botëror ka rrezikun që të jenë barna të falsifikuara që qarkullojnë në treg. Duke pasur të dhëna të tilla na duhet të mprehim vigjilencën tonë, por kjo nuk mund të bëhet as me spontanitete apo më ndonjë veprim tek-tuk qoftë me vullnet të mirë, por të fragmentizuar, por me një strategji të mirëmenduar, tha Vasili. Ndërsa nga ana e saj, drejtoresha e Institutit te Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, si përgjegjësja e institucionit qe administron direkt rimbursimin e barnave, tha se ISKSH po zbaton reforma për modernizmin e shërbimit farmaceutik duke futur sistemin elektronik për barnat e rimbursuara. Mbulimi i tregut me barna, rritja e cilësisë se tyre si dhe kontrollet nga falsifikimi do të jenë sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë në muajt në vazhdim.
Last Updated on E Hene, 30 Gusht 2010 17:25