Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon Ramën se po kërkon të zëvendësojë skenën e teatrit me ERTV e tij.


“Kryeministri sot kërkon të shënojë rrënimin përfundimtar të tij. Si në asnjë vend në glob, kërkon të lërë kryeqytetin e Shqipërisë pa një teatër të vetën që të ketë jo vetëm simbolikën e një kryeqyteti vital që e mbështet dhe e do kulturën dhe artin, por do ta shndërrojë në një qytet armik të artit, në një shtesë kati çfarëdokudo, të përsërisë historinë e famshme të kinemave të tij të dikurshme me premtimin se do të kishim një kinema që pas 15 vjetësh është një gërmadhe dhe nuk ka. I intereson shumë mirë kulla përkatëse, dhe as trashëgimia e shkëlqyer e artit dhe ardhmja e tij, tha ai.


Ai e quajti një dështim të provuar reformën e arsimit të lartë, që sipas Vasilit u vërtetua me pagat e vonuara të pedagogëve.


Për pagat e pedagogëve nuk është thjesht dhe vetëm mosnxjerrja e një akti nënligjor po prova e dështimit total të ashtuquajtur reformë në arsim që provoi vten se ishte një reformë fiktive, e paqëndrueshme, tha ai.


13 shkurt 2018 (gazeta-shqip.com)