Hetuesit janë sërish në bordin e Kosta Konkordias. Rreth 40 persona kanë nisur të zbatojnë vendimin e gjykatës e cila ka urdhëruar mbledhjen e provave të reja në tragetin e mbytur në brigjet e Italisë. Një kërkesë kjo dhe e prokurorisë që mbron palën civile. Vendimi është marrë në kuadër të procesit gjyqësor kundër ish komandantit Francesko Sketino. Objektivi është mbledhja e sa më shumë të dhënave në sallën e komandave. Pjesa e dytë e kërkimeve është caktuar në datën 27 shkurt dhe do të përqendrohet tek gjeneratori i tragetit i cili nuk funksionoi natën e mbytjes.