Manifestuesit kundër qeverisë në Kiev kanë marrë nën kontroll ndërtesën e ministrisë së Agrokulturës, që ndodhet rreth 100 metra larg sheshit “Pavarësia” që është kthyer në simbol të manifestimeve pro bashkimit europian. Minsitri i jashtëm francez pasi ka kërkuar nëj takim urgjent me ambasadorin ukrainas në Paris ka dënuar ashpër dhunën kundër protestuesve. Manifestuesit gjithashtu kanë rrethuar me barrikada dhe imstitucione të tjera shtetërore në rajone të ndryshme të vendit. Ata kërkojnë pezullimin e të gjithë guvernatorëve të emëruar nga presidenti Janukovic. Por ky i fundit nuk ka bërë asnjë lëshim, dhe pas raundit të dytë të bisedimeve me përfaqësuesit e opozitës.






Opozita në Ukrainë e zhgënjyer nga negociatat

Opozita ukrainase për momentin është në pritje por në të njëjtën kohë po përgatitet për më të keqen. Nëpër sheshet e Kievit janë vendosur barrikada të reja, pas rezultateve zhgënjyese të përpjekjeve të reja për negociata me presidentin e vendit Janukovic. 
Në skenën e protestës ish boksieri, tashmë politikan Vitali Klishko është i pari që është shfaqur i zhgënjyer. Ai u shpreh se e vetmja gjë që arritën ishte fakti se manifestuesit nuk do t’i kundërviheshin forcave të policisë, në këmbim të lirimit të të arrestuarve gjatë protestave. Por turma e njerëzve nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë. Aktivistët kundër qeverisë nuk kanë besim as te premtimet e pakta të bëra deri tani nga Janukovic. Sipas protestuesve këto premtime të kota janë vetëm një justifikim i qeverisë për të fituar sa më shumë kohë. Kreu i grupit të partisë së Timoshenkos nga ana e tij është shprehur optimist se mund të ndalohej dhuna e shpërthyer këto ditë. Një armëpushim i përkohshëm në shkëmbim të pezullimit të arrestimeve të manifestuesve. Ky është përfundimi i negociatave të radhës të opozitës me presidentin e vendit.