Vazhdojnë rrjedhjet në radhët e LSI-së. Dy emra të tjerë kanë pranuar që të bëhen pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.  Nimet Musai tërhiqet nga mandati si kryetar i grupit këshilltar të LSI në Bashkinë e Fierit,  për të pranuar mandatin e deputetit.


“Në kuvend do te jem ai që jam në këshill. Do të jem një qytetar që do të punojë jo vetëm për të mirën e qytetit të Fierit. Por do të jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi jonë.” është shprehur Musai. Nimet Musai ishte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2015 për qarkun e Fierit.


Personi tjetër që ka tradhtuar LSI-në është  Enada Koçiraj, e treta në listën e Vlorës, që do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj. Deri më tani numri i tradhtarëve nga radhët e LSI-së ka shkuar në 10 persona, që pritet të plotësojnë vendet vakante në Kuvendin e Shqipërisë.


Gazeta Shqip