Në Libi kanë vijuar trazirat. Protestuesit janë përleshur me forcat e sigurisë për kontrollin e Al Baidas , qytet në verilindje të Bengazit.
Autoritetet shendetesore kanë bërë të ditur se 23 protestues kanë humbur jetën në dy ditët e fundit, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.
Trazirat kanë vënë nën presion Muamer Gadafin, i cili sundon Libinë që nga viti 1969.