Të rinj të zemëruar në Stokholm kanë djegur një restorant, më shumë se 30 makina dhe kanë plagosur tre policë.


Trazirat kanë vazhduar për të katërtën natë me radhë dhe ato kanë shpërthyer pas disa të shtënave të policisë.


Më 13 maj, policia ka qëlluar për vdekje një 69-vjeçar, i cili mbante në dorë një hanxhar në një lagje të Stokholmit. Incidenti ka shkaktuar akuza për brutalitetin e policisë.


Gjatë katër ditëve të kaluara, protestuesit kanë dëmtuar edhe dyqane, një shkollë, një çerdhe, një stacion policie dhe një qendër arti.


Dhuna, për të cilën disa thonë se rrjedh nga zemërimi i të rinjve me papunësinë dhe diskriminimi i dyshuar i emigrantëve, ka tronditur vendin.


Kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeld, ka fajësuar huliganët për trazirat dhe ka bërë thirrje për qetësi.