Si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të papunësisë, emigrimi i komunitetit shqiptar nga Mali i Zi po shënon një rritje të theksuar.


Dukuria e emigrimit, kohëve të fundit, ka marrë një hov të madh dhe për pasojë shumë vendbanime po mbesin pa banorë.


Kështu Plava e Gucia dhe pjesa tjetër e malësisë pothuajse po boshatisen. Hoti, Vuthaj e Martinaj kanë mbyllur shkollat.


Qytetarët për këtë fajësojnë edhe politikanët dhe nuk kanë shpresë se kjo dukuri njëqindvjeçare ka gjasa të ndalojë.


/VoA/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter