Viktima, Klajdi Gjeta

Tre të rinjtë nga Kurbini, që u arrestuan ditën e djeshme kanë pranuar përpara uniformave blu se qëlluan me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.


Më 31 dhjetor gjeti vdekjen prej një plumbi qorr 16-vjeçari Klajdi Gjeta dhe policia dyshon se ka qenë arma e përdorur nga kushërinjtë me mbiemër Lika, ajo që shkaktoi ngjarjen e kobshme.


Gjatë dëshmisë ata nuk kanë treguar vendndodhjen e armës, ndërsa policia po vijon kërkimet për ta gjetur atë.


Klajdi Gjeta u varros në fshatin Orosh të Mirditës, por plumbi i gjetur në kokën e tij po analizohet në laborator për të vërtetuar nëse ka dalë nga arma e 3 të arrestuarve apo jo.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)