Pezullohet nga detyra mjekja e urgjencës së spitalit të Fierit, Ina Rruzhdija, pas vdekjes së 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka.


Pezullimi i saj është bërë me vendim gjykate, pas denoncimit nga familjarët e së ndjerës për mjekim të pakujdesshëm.


Në dëshminë e tyre familjarët shprehen se e kanë dërguar vajzën disa herë në urgjencën e spitalit të Fierit, pasi sipas tyre ajo ka pasur shqetësime serioze dhe temperaturë, ndërsa mjekët e kanë përcjellë për në shtëpi pa e marrë rastin seriozisht.


Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklaruan qysh asokohe se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.


Nga ana e saj policia tha se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por se pritej hetimi i plotë dhe analizat mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.


Sakaq Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Fierit duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik për mjeken Ina Ruzhdija, me detyrë Mjeke Urgjence në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të Mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e të ndjerës Xhuljeta Gjeka e moshës 21 vjeç, banuese në fshatin Mujalli, Fier.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)