Korçë, 25 korrik NOA Lirohet nga qelia mjeku i cili u akuzua për mjekim të pakujdesshëm ndaj një vogëlushi 5-vjeçar i cili vdiq pasi u pickua nga një gjarpër.



Gjykata e rrethit të Korçës ka vendosur sot masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për mjekun reanimator Ilir Milo.

Ai u ndalua dy ditë më parë për mjekim të pakujdesshëm ndaj një djali 5-vjeçar, i cili gjeti vdekjen nga pickimi i gjarprit.
Maton do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit për veprën penale mjekim i pakujdesshëm.
Mësohet se avokati i mjekut i ka treguar trupit gjykues se në spital nuk gjendeshin serume antivipera në momentin kur mbërriti për 5-vjeçari, i cili ishte pickuar nga zvarraniku.
Ngjarja për të cilën u ndalua mjeku ndodhi më datë 18 korrik të këtij vitit në fshatin Pirg të Korçës, kur djali 5-vjeçar bashkë me vëllain dhe disa fëmijë të tjera po shkonin në një rezervuar për tu larë.

Gjatë rrugës ata kanë kaluar nëpër një arë të mbjellë me jonxhë, kur një gjarpër ka sulmuar nga pas vogëlushin.

Prindërit e transportuan atë në spitalin e Korçës ku ai gjeti vdekjen një ditë më pas.

Familjarët akuzuan mjekët se nuk ishin kujdesur si duhet për djalin e tyre çka ka bërë që prokuroria të nisë hetimet dhe më pas të presë flet arrestet për një mjek dhe tre infermierë.

k.k/NOA